Ai eshte kthyer ne nje pike referimi ne ekipin Izraelit te Ironi Kiryat Shmona.Behet fjale per futbollistin 24-vjeçar nga Ohri Valon Ahmedi i cili ne ndeshjen me Sakhnin ne transferte ka qene protagonist ne fitoren 0-3 me nje gol dhe dy asistime per shoket e skuadres.Ai ka shenuar ne minuten e 30 te pjeses se pare duke i dhuruar avantazhin ekipit te vet me nje gol shume te bukur pas nje goditje denimi nga nje distance e larget.Në Slloveni pati shumë probleme me Mariborin dhe luajti pak, por Valon Ahmedi është një luftëtar dhe nuk dorëzohet lehtë, ndaj ka ndërmarrë një aventurë të re në Izrael.Gjashtë ndeshje nga minuta e parë, gjithnjë e më shumë eshte kthyer ne nje lider te vertete per ekipin e tij. Një start i shkëlqyer për Ahmedin, që nëse ruan këtë ritëm mund të pretendojë kthimin në kombëtare, edhe pse prej një viti nuk shihet më nga Panucci, por natyrisht për faktin se ka luajtur shumë pak në Slloveni.