Portieri i Barcelones Marc-Andre Ter Stegen, pranon se do te jete nje sfide e veshtire ndeshja ndaj Real Madrid diten e sotme por Barcelona ka te gjithe talentet dhe mundesite per te fituar.Ai premton se se bashku me shoket e tjere ne ekip do te luftojne per te fituar edhe per Lionel Messin dhe per ti dhene leksion te mire Madrileneve.
“Messi është një kampion i madh, por ai duhet të jetë i qetë, të relaksionet e rikuperojë sa më shpejt, pasi ne do të kujdesemi që ta fitojmë këtë ndeshje. Unë e kuptoj që ai do të dëshironte të ishte në fushë në këtë sfidë të madhe futbolli, por së shpejti do ta shohim sërish në fushë”, tha Ter Stegen. “Ne kemi shumë lojtarë të mëdhenj që do të bëjnë diferencën në këtë sfidë dhe do ta mbulojnë boshllëkun e krijuar nga mungesa e Messit. E rëndësishme është të tregojmë personalitet dhe unë jam i bindur se do ta fitojmë “El Clasico”. Do ta fitojmë këtë sfidë edhe për Messin, ndaj ai do të festojë me ne pas përfundimit të ndeshjes”, tha portieri Ter Stegen.