Barcelona-Real Madrid do të përballen në orën 16:15, në “Camp Nou”. Një ndeshje kjo që do të jetë e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit spanjoll. Katalanasit luajnë për të rimarrë vendin e parë, ndërsa madrilenët për një fitore që mungon prej katër ndeshjesh. Gjithashtu, “El Clasico” do të jetë vendimtare për të ardhmen e trajnerit të miqve, Julen Lopetegui. Valverde i ka besuar përsëri në sulm ish-interistit Rafinha, duke lënë në stol francezin Dembele, ndërsa Lopetegui ka zgjedhur të mbajë në stol talentin spanjoll Marco Asensio.
Formacionet zyrtare