Chelsea ka korrur një fitore të thellë 4-0 ndaj Burnley duke marrë tri pikë të tjera për skuadrën e Maurizio Sarri. Për Blutë e Londrës kanë shënuar Álvaro Morata (22) R. Barkley (57) Willian (62) R. Loftus-Cheek (90+2). Pas këtij takimi Chelsea ngjitet në kuotën e 24 pikëve, dy më pak se Liverpool kryesues.Ndërkohë në takimin tjetër, Arsenal është ndalur pas 11 fitoreve radhazi në të gjitha kompeticionet. Por sot përballë Crystal Palace, Topçinjtë janë ndalur në barazim 2-2. Autorët e golave L. Milivojević (45’+1 pen) L. Milivojević (83′ pen) për Crystal Palace dhe G. Xhaka (51′) P. Aubameyang (56′) për Arsenal. Pas këtij barazimi Arsenal numëron 22 pikë në renditjen e Premier League.