Lopetegui ka udhëhequr skuadrën e Real Madrid drejt një dështimi skandaloz e historik, me Los Blancos që numërojnë vetëm 14 pikë dhe renditen në vendin e 9-të të klasifikimit, por as kjo dhe as disfata e thellë 5-1 në El Clasico ndaj Barcelonës nuk kanë mjaftuar që trajneri Julen Lopetegui të dorëhiqet. Përkundrazi, në konferencën për mediat të dhënë në përfundimt të sfidës ndaj Barças, Lopetegui është shprehur më i vendosur se kurrë të vazhdojë punën e tij, duke lënë vendimin e të ardhmes në duart e presidentit të Real Madrid, Florentino Perez.
“Një humbje është vërtetë e vështirë, aq më shumë në shtëpinë e Barcelonës. Është e vërtetë që me ndjesinë për të ndryshuar fatin e ndeshjes, , ne patëm shanset për të barazuar, apo edhe për të përmbysur gjithçka. Në pjesën e parë Barcelona ishte më mirë, por më pas reaguam. Në pjesën e dytë ne hymë në fushë me ndryshime. Fati nuk ishte me ne dhe në përfundim rezultati final është një ndëshkim për iluzionet tona. Barcelona është një fuqi e madhe, por rezultati nuk reflekton realitetin e lojës”, komentoi trajneri i Real Madrid, Julen Lopetegui disfatën e pësuar në Camp Nou 5-1 ndaj Barcelonës. “Jam shumë i mërzitur, njëlloj si e gjithë skuadra në dhomat e zhveshjes, pork am forcë. Unë jam trajner, ne jemi në muajin tetor, është një pozitë e vështirë, por jam i fortë. Gjithçka është e riparueshme, e ktheyshme. Kemi të gjithë kohën për të përmbysur gjithçka.Na kanë ndëshkuar edhe dëmtimet e mungesat, por tani ata po gjejnë formën dhe unë kam forcën absolute për të udhëhequr skuadrën, nuk kam dyshime për këtë. Në përfundim, nuk jam unë ai që marr vendimet. I kam shprehur opinionin dhe bindjen time skuadrës, të tjerat nuk janë përgjegjësi e imja”, deklaroi Lopetegui, i vendosur për të mos u dorëhequr nga drejtimi i Los Blancos.
“Ne të gjithë e dimë se si funksionon futbolli, gjithçka bie mbi trajnerin, por askush nuk është i çmendur. Natyrisht ne fitojmë ose humbim të gjithë bashkë. Unë vazhdoj të them se ndodhemi në një moment të vështirë, por jam i bindur se Real Madrid do të festojë këtë sezon. Jam i bindur se faza e dytë do të jetë më e mirë. Jemi ndëshkuar për mungesën e efikasitetit në finalzimin e shumë ndeshjeve. Ky i sotmi është një test, për tu ringritur, për të ndihmuar veten, sepse askush nga jashtë nuk do ta bëjë për ne, dhe të përmbysim këtë moment negativ”, përfundoi Lopetegui.