Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka shënuar nje super gol duke barazuar perkohesisht ndaj Crystal Palace, ndërsa po ashtu ka shkaktuar një penallti në minutën 83-të te takimit cka beri qe ndeshja mes tyre te perfundoje ne barazimin 2-2, duke ndalur furine e Arsenalit te javeve te fundit.Ekipi i Unai Emeryt ishte duke fituar deri 1 me 2 deri në momentin kur Xhaka shkaktoi penalltinë.Pavarësisht se në lojë ai protestoi për vendimin e gjyqtarit i cili akordoi penallti për Crystal Palace, pas lojës Xhaka ka pranuar se gabimi ishte i tij.“Është e vështirë, mendoj se është një dënim i qartë, e kam prekur atë në gju. Arbitri dha një penallti. Kjo është futboll”, ka thënë zvicerani me origjine nga Kosova pas ndeshjes.Nëse Arsenal do të arrinte të fitonte ndeshjen e sotme do të shënonte fitoren e 12-të rresht në të gjitha garat por ata tani mbeten në kuotën e 11-të fitoreve rresht.