Napoli dhe Roma kanë ndarë nga një pikë në barazimin 1-1 në San Paolo. Ishte një ndeshje e dominuar nga vendasit, por Roma qëndroi e fortë në prapavijë deri në minutën e fundit të kohës së rregullt. Me këtë barazi, Napoli tani është gjashtë pikë larg Juventus që kryeson kampionatin italian.Ishin miqtë ata që e nisën më mirë ndeshjen dhe në minutën e 14’ shpërblehen me golin e avantazhit. Ishte El Shaarawy ai që pasi mori një top brenda zonës lëshoi një goditje të pakapshme për portierin kundërshtar. Napoli mundohet të reagojë menjëherë me Milik, Hamsik dhe Callejon, por ishin të pafat teksa Olsen ishte gati për të shmangur golin e barazimit.Napoli dominon, por Roma mbrohet mirë dhe është e rrezikshme në kundërsulm. Pas pushimit vendasit e rrisin akoma më tepër trysninë, por pa arritur të krijonin mundësi të pastra për të shënuar dhe kjo për shkak se Roma qëndron shumë mbrapa duke mos lejuar hapësira. Mertens gjen dy herë rrjetë, por të dy golat janë anuluar për pozicion jashtë loje.Por e treta e vërteta për Mertens vjen në minutën e 90’. Napoli më në fund shënon një gol më se të merituar dhe ka katër minuta kohë në dispozicion për të fituar ndeshjen. Por gjithçka mbeti e njëjtë dhe dy skuadrat marrin nga një pikë