Sergio Ramos dhe gjithe drejtuesit dhe lojtaret e Real Madrid, duket se nuk e kane kaperire lehte humbjen e thelle 5-1 ne “El Clasico” diten e Djele.te gjitha shigjetat po drejtohen tek i njejti person;Julien Lopetegui ,tekniku i Merengasve.Vete tekniku ka pranuar se humbja i faturohet vetem atij.Pas takimit ka folur kapiteni i skuadrës, Sergio Ramos, i cili tërthorazi ka pohuar se do të ketë ndryshime në stafin teknik. “Ne jemi të vdekur për trajnerin, vendimi është marrë”, tha spanjolli duke shtuar se “Ne duhet të presim, ata nuk kanë thënë ende asgjë, ne duhet të reflektojmë dhe të kemi kokat e ftohta”. “Ne duhet t’i respektojmë vendimet që janë bërë nga lart, është koha për t’u bashkuar. Ata po largohen për sa u përket pikëve dhe ne duhet të kthejmë një faqe të re”.
“Kjo nuk është koha për të fajësuar dikë, por ka shumë gjëra për të reflektuar. Gjithmonë kam pasur marrëdhënie të mira me të gjithë trajnerët. Është më mirë të qëndrosh mënjanë sepse janë situata delikate. Respekti fitohet dhe nuk imponohet. Ka trajnerë me të cilët kemi fituar tituj”, tha ai.