Kylian Mbappe, është duke kaluar një moment të shkëlqyer duke shënuar 10 gola në shtatë ndeshjet e fundit.
E teksa të gjithë flasin për paraqitjet e tij, edhe vetë lojtari ka lënë pas modestinë duke pranuar se e ndjen veten një lider. “Skuadrës i nevojitej kjo fitore. Një ekip i mrekullueshëm varet nga liderët e saj dhe ata duhet ta bëjnë diferencën në momente më të rëndësishme të ndeshjes. Unë mendoj se mund ta marr këtë rol, dhe veçse e bëra këtë gjë. Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë të drejtë. Duam të vazhdojmë dhe të thyejmë rekordet e këtij sporti. Ne nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë ndeshje”, deklaroi kampioni i Botës”.
Mos ndoshta kjo eshte nje injorim i lojes se Neymar? Cfare pritet te ndodhe me brazilianin qe po perflitet per tu transferuar? Te presim dhe te shohim…