Kamerat jashtë King Power Stadium të Leicester kanë xhiruar momentin kur helikopteri i Vichai Srivaddhanaprabha është rrëzuar, duke shkaktuar vdekjen e pronarit të Foxes e të katër pesonave të tjerë: asistentit të tij Kaveporn Punpare, ish-Miss Tailandës Nursara Suknamai e pilotit Eric Swaffer së bashku me bashkë piloten, Izabela Roza Lechowicz.Si duket nga telekamerat e sigurisë, helikopteri është ngritur në 20.35 me orarën angleze, në përfundim të Leicester-West Ham. Lartësia që arriti helikopteri ishte rreth 60 metri (dhe është momenti kur telekamerat nuk mund ta inkuadrojnë). Pastaj shihet mjeti që rrëzohet, duke u rrotulluar rreth vetes, deri sa përplaset përtokë. Në gazetat angleze, Eric Swaffer, piloti, është përcaktuar si hero: manovra e tij ka evituar që helikopteri të përplasej në sheshin e stadiumit ku ishin ende tifozët.