Skenderbeu i Korces, tregoi edhe nje here se nuk eshte rastesi qe ndodhet ne ato pozicione te renditjes,tek sa i dha nje leksion te mire ekipit te “Demave” te Partizanit pas nje fitore 2-0 me gola te Muzaka dhe Bregu respektivisht ne minutat 64′ dhe 95′.Goli i pare ka qene nje gol model persa i perket pasimit dhe ekzekutimit te tij.Kishte që në javën e parë që nuk humbiste Partizani, e për ironi të fatit humbjen e parë e të vetme sezonale, deri sonte, të kuqtë e kishin pësuar përballë Skënderbeut.Ajo që ka goditur Partizanin, nuk është kreu i humbur, por dështimi i dytë radhazi kundër skuadrës pretendente për titull. Ishte e qartë cilado skuadër që synonte titullin, testin e kishte me Skënderbeun dhe të kuqtë dështuan me sukses në të dy provat. Jo vetëm rezultati, por edhe loja e të besuarve të Shehit ishte brilante, për nga strategjia dhe interpretimi.