Inter ka reaguar pas humbjes me Barcelona-n, duke mposhtur bindshëm Lazio-n me rezultatin 3-0. Megjithëse u përfol për një shtyrje të ndeshjes për shkak të motit të keq, ajo u zhvillua normalisht nën reshjet e shiut të kryeqytetit. Me këtë fitore Zikaltrit kanë marrë vendin e dytë të renditjes së Serie A dhe ndodhen gjashtë pikë larg kryesuesve të Juve-s.Skuadra e Spalletti-t e nisi më mirë se Lazio duke dominuar më mesin e fushës dhe duke krijuar mundësi të mira. Goli i avantazhit erdhi në minutën e 28’ me Icardi-n i cili nga shumë pranë portës shtyn topin në rrjetë.Pas pushimit Inter nuk e uli ritmin, por as Lazio nuk ishte në ditën e tij më të mirë dhe nuk arriti të reagonte. Në minutën e 70’ erdhi goli i nokautit me anë të kapitenit Mauro Icardi i cili pas një lëvizjeje të bukure brenda zonës ka mposhtur për të dytën herë portierin e përfaqësueses shqiptare Strakosha. Sulmuesi argjentinas ka shënuar pesë gola nga gjashtë goditjet e fundit në kuadrat në Serie A, një vrasës i vërtet.