Trupi i nje futbollisti te ri Brazilian eshte gjetur i pa jete, i shperfytyruar dhe me koke pothuajse te prere ne nje shkure mbremjen e te shtunes.Daniel Correa Freitas futbollist i Sao Paolo te Brazilit u gjet i vrarë në mënyrë të dhunshme në Brazil.24 vjeçari , u gjet në Sao Jose dos Pinhais, një qytet në shtetin jugor të Paranës, të shtunën në mbrëmje.Një njoftim nga klubi i Serie A, divizioni me i lartë në Brazil dhe ekuivalenti i Premier Ligës, ka postuar në orët e hershme të mëngjesit,vdekjen e lojtarit. “Klubi i futbollit Sao Paulo shpreh keqaedhjen për vdekjen e mesfushorit Daniel Correa Freitas. “Klubi simpatizon dhe shpreh ngushëllimet për familjen e futbollistit.” Shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është konfirmuar. Por një raport i detajuar në gazetën lokale B Band tha se Freitas ishte viktimë e “torturës”.Duke cituar policine komunale, raporti deklaroi: “Nga pamja e trupit, kjo ishte një situatë shumë e dhunshme. “Ai kishte dy prerje të thella në qafën e tij, kokën e kishte gati te prere, dhe organet gjenitale gjithashtu.” Është pohuar trupi eshte zbuluar nga njerzit qe kalonin ne rruge
Raporti vazhdoi duke pretenduar: “Kjo rrugë [ku u gjet trupi] është e braktisur dhe e njohur për hedhjen e kufomave.