Joao Cancelo lavdëroi me superlativa kampionin e tij të Juventusit dhe Portugalinë, Cristiano Ronaldo, duke e quajtur atë një “fitues të lindur”, i cili i jep ekipeveku luan një atmosferë të veçantë. Duke u bashkuar me Juventusin këtë sezon pas një periudhe huazimi tek Inter, 24-vjeçari pershtatur në mënyrë të përsosur në linjen e djathtë. Megjithatë, Cancelo ja dedikon atë bashkatdhetarit te tij Ronaldo.
“Unë jam duke folur për një lojtar që bën diferencën kudo që shkon, sepse ai është ndryshe nga të gjithë të tjerët”, tha ai për Sky Sport Italia. “Kur arriti tek Juventus, jo vetëm që ai ngriti nivelin e skuadrës, por edhe nivelin individual të shokëve të tij.”Juventusi ka qenë gjithmonë një klub i madh, por tani me Cristiano, ata janë transformuar në sytë e kundershtareve një favorit i Ligës së Kampionëve. “Cristiano ka lindur për të fituar dhe ndihmuar shokët e tij të fitojnë”. Në lidhje me Topin e Artë, Cancelo nuk beson se ka diskutim, pavarësisht nga pretendimet e Lionel Messit, Luka Modric dhe Antoine Griezmann.
“Nëse Cristiano nuk e fiton këtë vit, kjo është e pabesueshme. Ai është më i miri nder te gjithe dhe sezonin e kaluar ai ishte më vendimtar sesa çdo lojtar tjetër.”Cristiano fitoi Ligën e Kampioneve si një protagonist absolut, duke shënuar 15 gola.Kur ai luan për një skuadër, ajo skuadër bëhet më e mira, dhe rezultati u duk ne El Clasicon e fundit, pa Cristiano Ronaldohumben 5-1. Ky është ndryshimi “. Ronaldo udhëhoqi Juventusin ne fitoren me permbysje ndaj Empoli në Serie A.