Tekniku i Real Madrid eshte shkarkuar dje ne oret e vona te mbremjes per tja lene vednin ish Madrilenit Santiago solari.Lopetegui u shkarkua per rezultate te dobeta si dhe per humbjen e fundit turperuese me Barcelonen 5-1 ne Camp Nou, edhe pse erdhi me buje tek Reali ,duke lene Kombetaren spanjolle pa teknik pak para fillimit te Boterorit te Rusise. Ne nje dalje per mediat pas shkarkimit, ish tekniku refuzoi të rikthehej në mjediset e klubit madrilen për lamtumirën,duke i falenderuar te gjitha ata me te cilet kishte punuar.“Pas vendimit të Bordit të Drejtorëve të Real Madridit, dua të falënderoj klubin për mundësinë që më kanë dhënë, – tha ai në një deklaratë të shkurtër, të dhënë tek EFE.– Faleminderit lojtarëve për përpjekjet e tyre dhe punën, respekt për secilin dhe çdonjërin nga punonjësit e klubit, për trajtimin e tyre të mirë gjatë kësaj kohe. Dhe, natyrisht, mirënjohja ime shkon për tifozët, për mbështetjen e tyre. U dërgoj atyre urimet e mia më të mira për pjesën tjetër të sezonit”.Santi Solari do të shërbejë si trajner i përkohshëm i ekipit të parë, ndërsa një pasues afatgjatë i Lopetegui po kërkohet nga “Los Blancos”. Antonio Conte është favoriti për këtë rol, por ka njoftime për mospërputhje midis kërkesave të ish-trajnerit të Chelsea dhe Juventusit me ofertën e Real Madridit. Klubi duhet të ketë emëruar brenda dy javësh një trajner të përhershëm, për shkak të rregullave të La Liga-s