Duket krejt si e pa besueshme por ne realitet eshte e vertete.Kjo i ka ndodhur futbollistit venezuelan Eduard Bello i cili luan ne kili. Në ndeshjen mes Everton dhe Antofagasta futbollisti shënoi dopietë dhe, pas golit të tij të parë, vrapoi drejt shkallëve të tifozërisë me një unazë në dorë, u ul në gjunjë dhe i propozoi të dashurës per martesë.Dhe pasi mori nje “Po” te fuqishme nga e dashura kthehet ne fushen e blerte per te vazhduar lojen por fati nuk do ti buzeqeshte shume.Edhe pse ka shenuar edhe nje gol tjeter, Eduard Bello ka qene i pa fat per shkak se pesoi nje demtim te rende pas nje perplasje me nje nga kundershtaret dhe per rrjedhoje do te rije per rreth 3-4 muaj jashte skuadres.Nga nje ender , ne nje makth te vertete.Nga “parajsa” ne “ferr”.