Ai tashme eshte konfirmuar si nje nga talentet me te mire ne sulmin e kuqezinjve te Milanit.Behet fjale per Jesús Joaquín Fernandez Sáenz de la Torre ose Suso sic e therasin ne jeten e perditshme.Chelsea raportohet të jetë duke bërë hapat e para për të siguruar shërbimet e tij.Blutë kanë nisur që tani punën për të blerë spanjollin e Kuqezinjve.Lojtari ka një klauzolë 38 mln euro në kontratën e tij dhe në Milano shqetësohen se ai mund të largohet, pasi është një shifër që do të paguhej pa shumë probleme nga gjigantët e Premier League. Liverpool gjithashtu është përfolur për një transferim të lojtarit, teksa raportet citojnë se edhe Athletic Bilbao interesohet për të.
Milan është munduar të rinovojë kontratën e Suso-s duke i hequr klauzolën e lirimit, por do t’i duhet të arrijë një vend mes katër më të mirëve për të bindur lojtarin. Ish-lojtari i Liverpool është përfolur për një kalim në Stamford Bridge gjatë verës pasi Sarri thuhet të jetë një admirues i madh i tij.