Sot në orën 19:00 “Los Blancos” do të përballet me skuadrën modeste të Melillas në duelin e vlefshëm për Copa del Rey, shkruan tabloidi britanik “Express”. Ata do të zhvillojne ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Santiago Solari.Ish-lojtari i Realit tashmë nën drejtimin e klubit madrilenë ka bërë ndryshime të mëdha në formacion ku ajo që bie në sy do t’i jepet hapësirë e nevojshme lojtarët që janë aktivizuar më pak.Ndryshimet do të vijnë nqë nga porta ku do ti besohet Navasit, ndërsa Bale do të zëvendësohet nga Vazquez. Vlen të theksohet që edhe Asensio në ndryshim nga ndeshjet e fundit këtë duel do të luajë si titullar. Lopetegui u shkarkua menjëherë pas humbjes turpëruese 5-1 në “El Clasico” përballë Barcelonës. Reali ka bërë një start të dobët duke grumbulluar vetëm 14 pikë në 10 ndeshje në La Liga.