Nuk eshte vetem paga e perfituar nga kontratat e majme te neneshkruara nga sportistet, por ata perfitojne shuma te cmendura dhe ne shifra te frikshme nga postimet qe bejne ne rrjetet sociale.Kur bëhet fjalë për përfitmet e tre lojtarëve më të mirë në botë, Ronaldo-Messi dhe Neymar në rrjetin social Instagram, shifrat janë marramënëse.
Cristiano Ronaldo i cili pak ditë më parë u bë njeriu me më shumë ndjekës në Instagram, fiton 650 mijë euro për çdo postim në Instagram. Në vendin e dytë renditet Neymar me 515 mijë euro ndërsa në vendin e trete Leo Messi me 430 mijë euro me një postim.