Bayern Munchen ka humbur shërbimet e mesfushorit kryesor, Thiago Alcantara i cili pesoi një goditje në kaviljen e djathtë dhe në minutën e 75’ u detyrua të zëvendësohet, pasi e kishte të pamundur për të vijuar lojën.Pas ekzaminimeve mjekësore të bëra ditën e sotme, Bajerni konfirmon se Thiago ka këputur ligamentin e kaviljes dhe në këtë mënyrë do të mungojë 4-6 javë.Mesfushori spanjoll do të humbë ndeshje të rëndësishme në kampionat dhe Champions League.Thiago pritet të rikthehet në muajin dhjetor