Një gjyqtar spanjoll që drejtoi një hetim për parregullsitë e dyshuara në lëvizjen e Neymar në Barcelonë në vitin 2013 tha të mërkurën se superstari brazilian mund të përballet me gjashtë vjet burg.”Afati i vendosur në parim mund të jetë prej katër deri në gjashtë vjet”, tha një dekret i lëshuar nga gjyqtari Jose Maria Vazquez Honrubia.
Neymar, prindërit e tij, Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu dhe paraardhësi i tij Sandro Rosell janë të gjithë në pritje të gjyqit lidhur me korrupsionin e pretenduar lidhur me lëvizjen e Neymar tek gjigandët spanjollë të La Ligës në 2013.Futbollisti brazilian tani luan me Paris Saint-Germain në Ligën e Parë të Francës.
Rasti, i cili vjen pas një ankese nga DIS, një grup brazilian i cili zotëron pjesërisht të drejtat ndaj Neymar, parashtron akuzat për “korrupsion” dhe “mashtrim” në lëvizjen e lojtarit në Barcelonë.Neymar u transferua në gjigandët spanjollë të La Ligës në maj 2013 për një tarifë të raportuar prej 57.1 milion euro. Megjithëse nuk kishte asnjë detaj financiar të marrëveshjes nga Barcelona apo klubi i tij brazilian FC Santos, prindërit e Neymar thuhet se kanë marrë marrë 40 milion euro dhe FC Santos 17.1 milion.
Në janar të vitit 2014, prokurorët në Madrid filluan hetimin e transferimit sepse dokumentet e kërkuara nga autoritetet përmbanin informata kontradiktore. Rosell dha dorëheqjen nga posti i tij si president një javë më vonë dhe Barcelona më pas zbuloi se ata kishin paguar 86.2 milion euro për yllin brazilian. DIS, i cili ka marrë 6 milion euro nga 17.1m të dhënë në FC Santos, pohon se Barcelona dhe klubi brazilian u pajtuan për të maskuar koston e vërtetë të marrëveshjes. Bartomeu, Rosell, Barcelona, ​​FC Santos dhe ish Presidenti i saj, Odilio Rodrigues Filho, tani pritet t’i përgjigjen akuzave për mashtrim, sipas dekretit.Për shkak se kohëzgjatja e burgut përfshihet më shumë se pesë vjet, tre gjyqtarë do të kryesojnë gjyqin e Neymar, i cili pritet të dëgjohet në Audiencia Nacional, një gjykatë e lartë me juridiksion mbi territorin spanjoll, si dhe mbi krimet ndërkombëtare Megjithatë, nëse Neymar përballet me një afat, burgu mbetet për t’u parë.Në maj të vitit 2017, autoritetet spanjolle thanë se Neymar do të duhej të gjykohej, por ende nuk është caktuar ndonjë datë.