Halloween është e njohur nga të gjithë, natyrisht edhe nga futbollistët. Por kjo nuk ka mjaftuar për të evituar që të bien pre e shakave, edhe në kohën kur kërkonin dicka për të ngrënë. Është pikërisht ajo që i ndodhi Thiago Silva, Kylian Mbappé e Alphonse Areola, por aty ishin edhe Thomas Meunier, Adrien Rabiot e Presnel Kimpembe deri tek trajneri Thomas Tuchel gjatë një “shëtitje” të organizuar nga Paris Saint Germain brenda një dhome frike me rrjeta merimangash, shtriga e zombi. Futbollistët kanë provuar të marrin me radhë karamelet brenda kungullit symbol të festës…por kanë gjetur një surprizë që i ka bërë të bërtasin e të kërcejnë përpjetë nga frika. Shakaja i shërbyer klubit parisien për të clodhur pas 11 fitoreve radhazi në Ligue 1 e mbi të gjitha për ti uruar tifozëve të tyre të zbaviten kur të festojnë Halloween.