Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino nuk ka mohuar mundësinë se në Kupën e Botës ‘Katar 2022’ mund të përfshihen 48 përfaqësuese.Po kaq të tilla do të marrin pjesë në botërorin e vitit 2026, por italiani shprehet se nëse ekziston mundësia një gjë do të bëhet më herët, njofton football-italia.“Nëse është e mundshme, pse jo? Ne duhet të shohim nëse është e mundshme, jemi duke e diskutuar me miqt tanë nga Katari”, ka deklaruar Infantino. Ndryshimi gjithashtu do të kërkonte nga Katari që të ndante pritjet me vendet e tjera të rajonit.