Partizani është dënuar me vetëm dy ndeshje, për shkak të parullës me përmbajtje raciste, e shfaqur në tribunën e tifozëve të “kuq”, në ndeshjen kundër Skënderbeut. Ky është vendimi i marrë sot nga Komisioni i Disiplinës Sportive. Një ditë më parë FSHF-ja me anë të një komunikate zyrtare, teksa dënonte aktin e shpalosjes së parullës me përmbajtje raciste dhe fyese, paralajmëronte edhe dënim të rëndë për këtë akt.Ja vendimi i Komisionit të Disiplinës Sportive në FSHF.
1. KF “Partizani”,për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve të forta brenda rrethimit të fushës se lojës dhe për paraqitje të parullave fyese dhe raciste, në bazë të nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve pa spektatorë në fushën përkatese.
2. KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve,në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lek.