Futbollisti me origjine Shqiptare dhe me pasaporte Zvicerane Xherdan Shaqiri, eshte duke kaluar ndoshta formen me te mire te karrieres se tij si futbollist tek skuadra e madhe e Liverpoll.Ai u transferua kete vere per nje vlere prej 13 milione paund por ka rezultuar si nje blerje e sukseshme.Shume tifoze jane bere fansa te tij dhe admirojne lojen e tij.Se fundmi ka folur nje nga ish lojtaret me te mire te ekipit te Liverpool, John Aldrige i cili i ka bere shume lavde dhe e ka ngritur lart futbollistin me origjine shqiptare.
“Kur Shaqiri hyri ne fushe ndaj Cardiffit, loja jone ndryshoi dhe ne u beme shume te paparashikueshem.Na kishin ngulur ne mbrojtje para se ai te hynte ne fushe,me pas ai me eksperiencen e tij,me pasat dhe levizjet e shkelqyera,ndryshoi gjithcka.Dhe goli gjithashtu.E ka vendosur veten ne nje pozicion te mire.Ai eshte absolutisht i shkelqyer.Mendoj se Shaqiri 13 milione paund,ishte goditja me e mire e merkatos verore”,- tha legjenda e Liverpool.