Real Madridi luajti në transfertë kundër ekipit modest Melilla ndeshjen e vlefshme për Kupën e Mbretit.Kjo ishte ndeshja e parë e madrilenëve nën drejtimin e Santiago Solarit.“Los Blancos” fituan thellë 4-0, duke realizuar nga dy gola për çdo pjesë loje.Benzema zhbllokoi rezultatin në minutën e 28-të, duke shënuar golin e parë të “epokës Solari”.Asensio, Odriozola dhe Gonzales kompletuan “pokerin” madrilen.