Ka qene nje ngjarje tragjike ajo pas ndeshjes te Leicester-West Ham,kur pas nje defekti u rrezua helikopteri, ne te cilin ndodheshin Pronari i Klubit te Liecester Vichai Srivaddhanaprabha dhe 4 persona te tjere.Viktimat mund të kishin qenë shumë më tepër nëse piloti që drejtonte mjetin nuk do të kishte bërë një veprim të “jashtëzakonshëm” që shmangu humbje të tjera jetësh pohoi një ekspert i aviacionit për The Sun.Fotomontazhi dhe mbledhja e fakteve, sipas eksperteve të cituar nga The Sun,treguan se AgustaWestland AW169 u ngrit lart pa probleme.Por kur arrit lartësinë 60 metra, shihet një pjesë e madhe të shkëputet nga helikopteri.Nuk është akoma e qartë se cila pjesë është.

Menjëherë pas saj helikopteri filloi të rrotullohet rreth vetes, deri në përplasjen në tokë.

Eksperti i aviacionit Jim Rowlands, ish-anëtar i RAF Puma, tha për The Sun se një problem me motorin e bishtit mund të ketë cuar në katastrofën. Por ai vlerësoi pilotin Eric Swaffer se ka arritur të shmangë rrëzimin e helikopterit mbi stadium – gjë që do të kishte sjellë humbje të mëdha jetësh.

“Është shokuese ta shohësh. Nga video duket përfundimisht se ka një problem me motorin e bishtit. Humbi kontrollin e tij, ose fuqinë e tij, sidoqoftë është dicka që është ëndërra më e keqe e cdo piloti. “Në kohën kur ndodhi defekti, trupi i helikopterit shtyu në drejtim të kundërt me motorët kryesore. Nuk mund të shpëtosh nga kjo gjë. Rruga e vetme është rrëzimi. Piloti ka bërë një punë të mrekullueshme”.