Një statujë bronzi për të festuar 58 vjetorin e Diego Armando Maradona. Buenos Aires donte të bente homazh ndaj kampionit të madh argjentinas duke zbuluar, në ditën e ditëlindjes së tij, punën që portretizon Maradonën, e cila është pranë stadiumit të Argentinos Juniors, ku në vitin 1976 debutoi El Pibe de Oro. Statuja, e krijuar nga skulptori Jorge Martinez i cili e përcaktoi ish futbollistin “një moment historik për historinë e Argjentinës” dhe pothuajse tre metra i lartë, është e para e dedikuar për Maradonën dhe është vendosur pranë një imazhi të lojtarit afer klubit të tij të parë. Ish-kampioni, i cili tani trajnon klubin e dytë meksikan Dorados de Sinaloa, nuk mori pjesë në ceremoninë në nder të tij.