Futbollisti 38-vjeçar Vincenzo Iaquinta, i cili ishte pjesë e skuadrës fituese të Kupës së Botës në vitin 2006, ishte një nga 148 personat që ishin duke u gjykuar për lidhjet e dyshuara me ‘Ndrangheta, një rrjet mafias i madh jugor italian. Gjykatësi i hodhi poshtë ato akuza kundër tij, por babai i tij u gjet fajtor dhe u burgos për 19 vjet. Më shumë se 120 të tjerë u gjetën fajtorë. Gjykata vendosi që Iaquinta në mënyrë të paligjshme i kaloi dy armë babait të tij – i cili në atë kohë ishte nën një urdhër të gjykatës që e ndalonte atë nga mbajtja e armëve të zjarrit. “Qesharake, turp”, Iaquinta dhe babai i tij bërtisnin pasi dënimet e tyre u njoftuan.
Sipas ligjit italian, të pandehurve u lejohet të apelojnë dy herë para se të konfirmohet një dënim dhe madje edhe nëse kjo do të ndodhë, nuk ka gjasa që Iaquinta do të duhet të shërbejë në burg, thotë Reuters
Gjyqi ishte më i madhi i këtij lloji që u zhvillua në Italinë veriore.
Ndrangheta ka rreth 6,000 anëtarë, sipas vlerësimeve të FBI, është aktiv në Kalabri – një nga rajonet më të varfra të Italisë. Mafia besohet të kontrollojë deri në 80% të tregtisë së kokainës në Evropë.