Ka eliminuar Palmeiras në gjysmëfinalet e Copa Libertadores dhe në këtë mënyrë ka bërë të mundur të parin Superclasico në finalen e kompeticionit më të madh për klube në Amerikën e Jugut. Argjentinasit e Boca Juniors,kishin fituar 2-0 në Buneos Aires dhe niseshin dukshëm të avantazhuar në kthim, ku morën një barazim 2-2, duke kaluar në finalen e madhe, ku i pret rivali i përjetshëm River Plate.Heroi i Boca-s në ndeshjen e vajtjes, Dario Benedetto, e nisi sërish nga stoli dhe sërish gjeti golin, duke shuar gjithë shpresat e Palmeirasit për një mrekulli në fundin e ndeshjes.Ramon Abila shënoi në pjesën e parë dhe Boca praktikisht e vulosi aty kualifikimin, edhe pse Luan e Gustavo Gomez shënuan dy gola në fillim të pjesës së dytë dhe u duk se mund të ndodhte e pamendueshmja, para se 6-herë kampionët e Amerikës së Jugut të barazonin, duke siguruar finalen e 11-të në histori, një rekord.