Presidesnti i Federates Xhamajkane te Futbollit, Michael Ricketts ka ka konfirmuar se 8 here Kampioni i Botes ne garat e shpejtesise Usain Bolt përfundimisht mund të luajë futboll ndërkombëtar për kombin e tij.
Bolt është aktualisht në harresë nga Central Coast Mariners, pasi nuk ka pranuar kontraten e tyre Por kalimi i tij nga ylli i sprintit tek futbolli duket se ka mare vëmendjen në vendin e tij, per një grumbullim me kombetaren , diçka që nuk është përjashtuar.”Usain ka një atribut të veçantë në shpejtësinë e tij”, tha Ricketts për ESPN FC.
“Nëse ai mund të shtojë pak aftësi, disa dhunti, ai mund të jete pjese e ekipit Jamaican.
“Lojtarët me siguri do të mirëprisnin një njeri si Usain. Unë kam pasur diskutime joformale me disa prej tyre dhe ata janë të ngazëllyer nga perspektiva e lojës me Usain. “Nëse ai mund të bëjë kalimin nga të qënit një superstar në rrugën e duhur për të qenë një lojtar mjaft i mirë futbollist, atëherë ne me siguri do ta thërrasim atë.
“Ne jemi aktualisht në një garë, Liga e Kombeve. Pas Ligës së Kombeve, ne hyjmë në Kupën e Artë. Deri atëherë do të kemi një shans për ta parë atë dhe ne do të jemi në gjendje të marrim një vendim “.Një kthesë tjetër në sagën e pabesueshme të ëndrrës profesionale të futbollit të Bolt.