Ylli portugez i skuadrës së Juventusit, Cristiano Ronaldo ka theksuar se ajo që ka bëri ai së bashku me Lionel Messin nuk e ka bërë ansjëri deri më sot që të luash për 10 sezone në nivele të larta. Ai foli edhe për kalimin e tij te skuadra e Juventusit. “Sa lojtarë janë në gjendje të luajnë në nivelin më të lartë për më shumë se 10 vite? Mund t’i numërosh në një dorë. Janë dy, Messi dhe unë.Në moshën time, asnjë lojtar nuk do t’i bashkohej një klubi për 100 milionë euro. Në moshën time, me gjithë respektin për ata që e kanë bërë këtë, ata shkojnë në Kinë, në Emiratet Arabe, apo Indi, dhe u japin fund karrierave të tyre pa pasur nevojë ta ruajnë nivelin më të lartë”