Jesus Fernandez Saez (SUSO) sot per sot eshte padyshim me i miri tek Milani dhe me i miri ne Europe sipas statistikave per pjesmarjet ne aksionet e golave dhe asistimeve per shoket e skuadres.Ka shenuar 4 gola dhe ka dhene 7 asis sa asnje lojtar tjeter.Klauzola prej 40 mln eurosh ende është në fuqi, sigurisht, ndaj edhe disa klube janë duke e vëzhguar procesin e rritjes së tij.Sipas “Sportmediaset”, Suso ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të Atletico Madrid, por edhe të Real Madrid, aq sa Florentino Perez është dashuruar personalisht me futbollistin. Numri “1” blancos e konsideron futbollistin 25 vjeçar si objektiv të rëndësishëm.Pikërisht për t’u mbrojtur nga kthetrat e Real Madrid, Milani ka një plan. Leonardo dhe Maldini, gjatë këtyre muajve, do të provojnë të ulen në tavolinë me agjentin e spanjollit për të rritur klauzolën duke e çuar në 60 mln euro, ose ta heqin.
Jo vetëm Suso. Edhe Franck Kessie ndiqet nga West Ham, që në janar po përgatit 35 mln euro. Në Kinë e mbulojnë me flori, por afrikani ka refuzuar dhe do të qëndrojë në Europë, aty ku PSG e pëlqen, por fair play financiar e bllokon. Arsenali në sfond, por në fillim duhet të shesë.