Para disa ditesh trupi i Daniel Correa Freitas futbollist i Sao Paolo te Brazilit, u gjet i vdekur dhe i hedhur ne disa shkure te nje rruge pa shume kalimtare.Gjendja e trupit ishte nje masaker e vertete.Disa prerje te thella me thike ne qafe, i terhequr zvare, i zhgaravitur dhe i tredhur nga organet gjenitale.24 vjeçari , u gjet në Sao Jose dos Pinhais, një qytet në shtetin jugor të Paranës, të shtunën në mbrëmje.Rreth nje jave me vone, eshte hedhur drite mbi këtë ngjarje ku thuhet se viktima kishte ngacmuar një grua dhe ka qenë burri i saj së bashku me disa bashkëpunëtorë që kanë kryer këtë akt barbar.Policia braziliane ka shpallur nën hetim katër autorët e ngjarjes dhe mori nën mbrojtje dëshmitaren, duke i ruajtur anonimatin.Mësohet se katër autorët e nisën krimin në banesën e futbollistit dhe më pas e përfunduan atë në pyll ne nje rruge pothuajse te shkrete.