Talenti 23 vjeçar kishte shfaqur dëshirën e tij për të qëndruar në “Etihad Stadium” tek përfaqësuesit e klubit në fillim të këtij sezoni, por duhej ende diskutim për tu arritur deri në një marrëveshje.Raheem Sterling ka rënë dakord për të nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me Manchester Cityn që do t`i japë atij 340 mijë euro në javë, që e bënë anglezin lojtarin më të paguar në këtë ekip.Sterling dhe City kanë qenë në bisedime tash e 12 muaj por si duket tani të dyja palët kanë arritur deri te një marrëveshje mbi pagën bazë të lojtarit dhe bonuset.Kevin De Bruyne aktualisht është lojtari më i paguar i “Qytetarëve” ndërsa me rinovimin e kontratës pritet që kjo të ndryshojë.Ndërsa, Leroy Sane dhe Bernardo Silva janë gjithashtu në bisedime me klubin rreth zgjatjes së kontratës, ndërsa John Stones mund të jetë në rrugë për një marrëveshje të re nëse ai mban formën e mirë të tij në këtë fillim të sezonit.