Perseri dhuna eshte bere prezente ne futbollin e shtetit grek ne ndeshjen e vlefshme per kupen e ketij vendi midis Olympiakosit dhe Panachaiki.Përplasjet e dhunshme mes tifozëve të Olympiakosit dhe policisë greke çuan në ndërprerjen për 20 minuta të ndeshjes kualifikuese të fazës së grupeve.Në momentin kur një përplasje nisi mes dy tifozëve në fillim të pjesës së dytë, policia u vu në lëvizje për të qetësuar situatën, por kjo gjë vetëm sa i përshkallëzoi luftimet.Olympiakosi kritikoi përdorimin e gazit lotsjellës nga policia për t’i dhënë fund telasheve, gjë që çoi në ndërprerjen e ndeshjes, – e cila në fund u fitua 2-0 nga ekipi i Pireut, – derisa përbërësit kimikë të shpërbëheshin në ajër.“Policia lëvizi në mënyrë të papritur drejt seksionit të tifozëve dhe hodhi gaz lotsjellës, por atje ishin rreth 2.000 tifozë, përfshi fëmijë me prindërit e tyre, çuditërisht sepse u zunë vetëm dy vetë”, deklaroi drejtori i Komunikimit të Olympiakosit, Konstantinos Karapapas. Mediet raportuan se një fans u dërgua në spital me plagë të lehta, ndërsa ende nuk është arrestuar askush. Olympiakosi mund të rrezikojë heqjen e 3 pikëve në kampionatin grek, e mund të detyrohet të luajë 4 ndeshje brenda fushe pa tifozë, pas këtij incidenti.