Mund te cilesohet pa frike so nje skandal i vertete; Tre lojtarë te Kombetares te Kosta Rikës, mes të cilëve edhe portieri i Real Madrid, Keylor Navas, mësohet se kanë kërcënuar federatën me humbje të qëllimshme të ndeshjeve për të shkarkuar ish-trajnerin Jorge Luis Pinto.Sipas “AS” dhe “L’Equipe”, Adrian Gutierrez, ish-pjesëtar i federatës së Kosta Rikës, ka deklaruar se Keylor Navas, Celso Borges dhe Bryan Ruiz kanë kërcënuar se do të humbin me qëllim disa ndeshje për të shkarkuar ish-trajnerin, Jorge Luis Pinto.Kjo situatë mësohet të jetë krijuar pas ndeshjeve të Botërorit 2014, ku Kosta Rika arriti deri në çerekfinale. Akuza të rënda, të cilat, nëse konfirmohen, mund të kenë pasoja serioze për tre lojtarët.Nga ana e tyre, futbollistët i kanë cilësuar deklaratat e Gutierrez si të pavërteta dhe kanë ndërmend ta denoncojnë Gutierrez për shpifje