Futbollisti me origjinë shqiptare, Ardian Morina, ka hyrë në histori, teksa ka shënuar golin më të shpejtë në Kupën e Gjermanisë e njohur ndryshe si DFB Pokal. 24-vjeçari, i cili aktivizohet te skuadra e Ulm gjeti rrugën e rrjetës në sfidën ndaj Duseldorf pas vetëm 14 sekondash lojë.Duseldorf arriti ta përmbyste rezultatin në 1-5.
Morina është bërë kështu futbollisti që ka shënuar golin më të shpejtë në garën më të vjetër në futbollin gjerman.