Derbi i Stambollit mes Galatasaray dhe Fenerbahce u dëmtua nga skena kaotike në mbrëmjen e së premtes, pasi mesfushori i Fenerbahce, Jailson, u dëbua nga fusha pas barazimit sensacional kundër rivalëve të hidhur të Galatasaray.


Tre lojtarë u dëbuan me të kuqe në total, pasi ndeshja u shoqërua me një grindje masive midis dy grupeve të lojtarëve në “Turk Telekom Arena”. Golat e Ryan Donk dhe Martin Linnes i dhanë Galatasaray një epërsi të dyfishtë, por Fenerbahce luftoi përsëri dhe përmes Mathieu Valbuena dhe Jailson ia doli të barazojë 2-2.


Badou Ndiaye i Galatasaray, i huazuar nga Stoke, ish-sulmuesi i Tottenham, Roberto Soldado, dhe Jailon, i hodhën benzinë zjarrit, çka derivoi në përleshje masive. Jailson u shfaq duke fyer tifozët vendës, çka shkaktoi zemërimin e lojtarëve të Galatasaray. Pjesa më e madhe e skuadrës vendëse iu vërsul mesfushorit brazilian. Pasi e pa veten nën sulmin e krejt kundërshtarëve, 23-vjeçari vendosi të dilte nga situata dhe vrapoi për te forcat e sigurisë dhe dhomat e zhveshjes.


Megjithëse u përpoq për ta bërë këtë, një pjesë e madhe e lojtarëve të Galatasaray e ndoqi dhe e goditën me grushta. Pamjet në video tregojnë më qartë se në çfarë “Vaterloje” u kthye derbi i nxehtë i Stambollit.