Kete kampionat Juventus ka vertetuar se eshte me e mira dhe ka pretendime maksimale jo vetem per fitimin e trofeut te kampionit ne Seria A por edhe ne rritjen e cilesise te lojes e spektaklit.Ronaldo vazhdon te jete faktori plus ne ekip. “Zonja e Vjetër” fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Cagliarit, ndërsa portugezi bëri sërish një ndeshje të mirë duke dhuruar asist.5 herë fituesi i “Topit të Artë” ishte shumë pranë golit por shtylla nuk lejoiu portugezin që të festonte.Pas 43 sekondash ishte Dybala ai i cili shënoi golin e parë për “Zonjën e vjetër”.
Skuadra e Massimiliano Allegrit ishte dominuese në këtë takim por Joao Pedro befasoi vendasit me një super gol. Por, gëzimi i tij dhe skuadrës së tij zgjati pak. Filip Bradaric shënoi autogol, ndërsa për t’i dhënë shuplaken përfundimtare Cagliarit u kujtua Juan Cuadrado, i cili shënoi tre minuta para fundit.Pas kësaj fitore, Juventusi kryeson Serie A me 31 pikë të grumbulluara, 6 më shumë se Interi i vendit të dytë.