Data e kthimit për yllin e Barcelonës Lionel Messi pas rimëkëmbjes së pabesueshme nga dëmtimi i krahut eshte vendosur MESSI do të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës së Barcelonës për tu ndeshur me Interin pas një rikthimi të mrekullueshëm dhe te shpejte pas nga demtimi ne ndeshjen me Sevilla duke thyer krahun.
Por “Marca” pretendon se ai mund të jetë i aftë për një vend në stol në Grupin B te Ligës së Kampionëve ku do te përplasen në San Siro të martën – vetëm SEVENTEEN ditë pas thyerjes së krahut të tij.
Barca ka fituar çdo ndeshje në mungesë të tij – duke përfshirë edhe 5-1 të rivalëve të perjetshem te Real Madrid në El Clasico të javës së kaluar.Ndërsa Messi mund të jetë në dispozicion për ndeshjen me Inter, mbetet për t’u parë nëse ai do të kërkohet nga menaxheri Ernesto Valverde. Barcelones i duhet vetëm një pikë për të garantuar vendin e tyre në 1/16 Një fitore tjetër do t’i shihte ata të kalonin si fitues të grupit
Interi, megjithatë, nuk duhet të nënvlerësohet pasi po kalon nje formë të shkëlqyeshme. Ata janë të dytet në Serie A dhe kanë humbur vetëm një herë në dhjetë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat.
Skuadra e Luciano Spaletti ka shënuar tetë gola në dy ndeshjet e fundit – duke fituar 3-0 me Lazio dhe 5-0 në shtëpi kunder Genoa Bashkeatdhetari i Messit ne Argjentinë, Mario Icardi, ka qenë çelësi i formës së tyre të mirë, me tetë gola në 11 ndeshje. Icardi nuk kishte luajtur kurrë në Ligën e Kampionëve përpara sezonit aktual.
Dhe ai ka dy gola në tri paraqitje në Champions League.