Në një autostradë në veriperëndim të Provincës Gansu të Kinës, të shtunën në mbrëmje,ka patur nje aksident te rende ku nje kamion i peshave te renda doli nga korsia e tij dhe u rezua ne korsine e mjeteve te vogla afer nje pike te sherbimit me pagese. Numri i të vdekurve është rritur në 15 me 44 të plagosur te diele në mëngjes, njoftuan autoritetet lokale.Nga 44 të plagosurit 10 jane ne gjendje te rende. Një kamion humbi kontrollin dhe u rrëzua në një linjë automjetesh 50 metra larg nga stacioni i taksës së Lanzhou South në autostradën Lanzhou-Haikou në orën 7:21 të mëngjesit. Shoferi i kamionit, i cili u plagos lehtë në aksident, është nën vëzhgim të policisë dhe po hetohet. Shoferi tha se automjeti kishte një dështim të frenave në pjesënzbritese të autostradës. Shkaku i aksidentit është nën hetim. Autoritetet provinciale Gansu kërkuan ekzaminimin në seksionet e rrezikshme të autostradave Shkaku i grumbullimit të automjeteve është nën hetim.Megjithatë, sipas lajmeve shoferi i kamionit i tha autoriteteve që frenat e tij dështuan pasi ai udhëtonte poshtë një kodre drejt stacionit të pagesave.
Xinhua pranon se kane humbur jeten 15 persona dhe 44 të tjerë jane të plagosur.