Alessio Romagnoli shënoi mbrëmë në transfertën me Udinesen golin e fitores së Milanit në minutën e 97-të, raporton Syri.net.

Kur dukej se ndeshja po përfundonte 0-0, Romagnoli tund rrjetën, duke bërë që të shpërthejnë tifozët kuqezi nga gëzimi.

Por shihni në videon e mëposhtme si e ka përjetuar momentin e golit komentatori Tiziano Crudeli, i cili në studio feston si i “çmendur”.