Xherdan Shaqiri pjese e ekipit te Liverpool, kete here nuk do te udhetoje ne Serbi per te luajtur kunder Crvena Zvezda pas vendimit te Jurgen Klopp per te mos e mare me vete per arsyet qe dihen tashme.Klopp, ka dashur të mos rrezikojë me marrjen e lojtarit, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.
Deklarata të forta ka pasur para ndeshjes në lidhje me ardhjen e Shaqirit në Serbi, ku thuhej se mund të kishte irritim të tifozëve.Ndërsa i pyetur në lidhje me këtë çështje, trajneri i skuadrës serbe të Crvena Zvezdës ka thënë se nuk dëshiron të flasë për vendimin Kloppit. “Unë nuk e di se çfarë të them për vendimin e marrë nga Klopp. Do të lija gjithçka, për të mos u përgjigjur në këtë çështje. Situata është ajo që e dinë të gjithë, pastaj nëse ka arsye të tjera taktike ose të tjera unë nuk jam i familjarizuar me to”, ka thënë me diplomaci Vladan Milojevic.