Ngjarja e rende qe ndodhi ne Brazil, ku u gjet i vrare i prere ne qafe, i tredhur nda organet gjenitale dhe i hedhur ne rruge afer nje pylli te futbollistit te Sao Paolo Daniel Correa Freitas, ka bere nje buje te madhe jo vetem ne Brazil.Tre ditë më vonë, policia braziliane arrestoi biznesmenin 38-vjeçar Edson Brittes Junior si person të dyshuar për vrasjen e futbollistit. Ai pranoi se e kishte vrarë 24-vjeçarin, sikurse thotë vetë “në një moment zemërimi”, pasi e kishte kapur duke u përpjekur të përdhunonte gruan e tij Cristiana.Daniel Correa Freitas ishte ftuar ne festën e ditëlindjes së vajzës së çiftit, Allan, e cila festonte 18-vjetorin. Festa nisi fillimisht në një lokal nate dhe më pas vazhdoi në shtëpinë e familjes.Sot mediat e huaja kanë publikuar fotot e futbollistit që qëndron në shtrat me mamanë e Allan, gruan e biznesmenit. Fotot u gjetën nga bisedat në ËhatsAppin e futbollistit, të cilat ai ua kishte dërguar miqve të tij para se të vritej. Gruaja e biznesmenit po flinte, kurse 24-vjeçari kishte bërë foto të tyre dhe ua dërgonte shokëve në Ëhatsapp, ku shkruante: “Mund të fle këtu. Ka disa gra që po flenë nëpër shtëpi. Do ta ‘ha’ mamanë e vajzës që ka ditëlindjen…dhe babai është këtu”.

Policia beson se futbollisti është rrahur për vdekje në shtëpinë e familjes, para se trupi i tij të hidhej nëpër shkurre. Hetuesit nuk janë të sigurt nëse futbollisti 24-vjeçar ka pasur aferë seksuale me bashkëshortin e biznesmenit të arrestuar për vrasje. Biznesmeni i tha policisë futbollisti kishte shkelmuar derën e dhomës pasi ishte e mbyllur. Më pas kishte dëgjuar të bërtiturat e gruas së tij dhe shkoi menjëherë aty, duke larguar 24-vjeçarin nga krevati për të cilin dyshoi se po tentonte t’i përdhunonte gruan.

“E kam goditur shumë herë dhe e nxora jashtë shtëpisë. Nuk e di nëse ishte zgjuar, i pavetëdijshëm apo nëse thjesht kishte mbyllur sytë”, tregoi biznesmeni. Më pas shtoi se kishte nxjerrë një thikë nga xhepi, me të cilin kishte vrarë futbollistin.Policia ka arrestuar edhe gruan e vajzën e vrasësit, me akuzën se ishin përpjekur të bindnin dëshmitarët që të mbulonin vrasjen e kryer. Tre të dyshuar të tjerë që mendohet se kanë marrë pjesë në vrasjen futbollistit janë shpallur në kërkim