Cies Football Observatory (CIES),ka publikuar kuotat e lojtarëve më të kushtueshëm të futbollit Botëror, duke përdorur algoritmin e tyre.Sipas CIES, udhëheq klasifikimin Kilian Mbappé,përpara Harry Kane e shokut të skuadrës Neymar.Ylli i futbollit francez, i sapo kurorëzuar kampion bote në Rusi, nuk ka mbushur ende 20 vjec por ka një kuotim që superon 200 milionë.Vetëm i gjashti Messi, nuk është fare në top10 Cristiano Ronaldo, ndërsa kandidati për Topin e Artë Griezmann është i nënti.1. Kylian Mbappe (PSG): 216,5 milion 2. Harry Kane (Tottenham): 197,3 3. Neymar (PSG): 197 4. Mohamed Salah (Liverpool): 173 milion 5. Philippe Coutinho (Barcellona): 171,3 milion 6. Lionel Messi (Barcellona): 170,6 milion 7. Raheem Sterling (Manchester City): 164,6 milion 8. Lukaku (Manchester United): 164,3 milion 9. Antoine Griezmann (Atletico Madrid): 157,7 milion 10. Paulo Dybala (Juventus): 155,6 milionTek portieret me i cmuar ne vlere eshte.Ederson i Manchester City përpara Ter Stegen e Allison.Ndër mesfushorët Delle Ali ka lënë pas De Bruyne e Pogba, ndërsa për kënaqësinë e tifozëve kuqezinj Elseid Hysaj është përfshirë në 10 lojtarët më të mirë të krahut, i vlerësuar 51.3 milionë euro në vendin e shtatë, pas juventinit Joao Cancelo.